40 mln euro për produksionet e mbetura të Prince

28/10/2016 00:00

Jay Z është gati të blejë të gjithë produksionin muzikor që ka ngel i pa publikuar nga këngëtari Prince.

Reperi i njohur përpara disa ditësh ka patur një takim me motrën e artistin të ndjerë, Tyka Nelson dhe bashkëshortin e saj.

Blerja e këtij produksioni nuk është aspak e lehtë, por Jay Z duket se është i gatshëm të shpenzojë deri në 40 milionë euro! Për të kryer këtë marrëveshje nuk mjafton vetëm aprovimi i Tyka, por duhet të bien dakord të gjithë motrat dhe vëllezërit që kanë pjesë në trashëgiminë e Prince.

Top Channel