Charlize Theron shton 13 kg në peshë për rolin e ri

28/10/2016 00:00

Charlize Theron nuk kishte zgjedhur një nga ata fustanet elegant që tregojnë format e saj gjate eventit “amfAR Inspiration Gala” organizuar në Los Angeles, mbrëmjen e së enjtes.

“Po, jam shumë e shëndosh momentalisht”, ka thënë për “E! News” aktorja kur prezantuesja ka bërë shaka për zgjedhjen e fustanit të saj.

Theron ka fituar 13 kg për rolin e saj të ri në komedinë “Tuly” ku luan si një nënë, vëllai i së cilës merr një dado pas lindjes së fëmijës së tretë. Nuk është hera e parë që aktorja bën këto lloj transformimesh për rolet e saj. Pasi shtoi 13 kg për rolin e saj në filmin “Monster”, Theron shkurtoi flokët për “Mad Max”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel