Foto ‘topless’ në timon, përplas makinën e policisë

28/10/2016 00:00

Për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit është folur shumë, pasi është një shkaktar për aksidente rrugore, por kur drejtuesi i automjetit tenton të realizojë edhe foto, atëherë aksidenti është shumë i mundshëm.

Një 19 vjeçare është bërë autore e një aksidenti në Teksas duke u përplasur me një automjet police, ndërsa ishte duke realizuar një selfie topless.

Miranda Rader është ndaluar menjëherë nga policia, ku më pas ka bërë të ditur se do të realizonte një foto për t’ia dërguar të dashurit në Snapchat.

Fatmirësisht në këtë rast aksidenti ishte pa pasoja dhe me siguri kjo e re në SHBA zor se do ta prek me dorë më telefonin teksa është duke drejtuar automjetin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel