Nga Rihanna te Taylor Swift

28/10/2016 00:00

Disa ditë më parë reperi i njohur Drake festoi 30-vjetorin e lindjes duke mbledhur bashkë shumë emra të njohur të showbiz përfshirë këtu edhe Taylor Swift.

Ata u panë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë festës dhe u aludua për një flirt midis dy artistëve.

Drake duket se ka shkuar një hap më tej, pasi i prezantoi nënës së tij dhe familjarëve të tjerë këngëtaren e njohur Taylor Swift.

Ky gjest mjaftoi që të gjitha mediat të flasin për një lidhje të re në Hollywood, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga dy artistët. Nëse gjithçka do të konfirmohet, Taylor do t’i zërë vendin Rihanna-s në krahët e Drake.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel