Hollywood nderon Charles Anzavour

28/10/2016 00:00

Ishte një pritje e gjatë për Charles Aznavourin, por këngëtari legjendar e mori më në fund një pllakatë të shëtitores së famës në Hollivud, ndërsa diskutohet dhe nominimi i tij për një yll zyrtar.

Në nder të kthimit në Shtetet e Bashkuara dhe të performances së tij në “Hollywood Pantageson”, senatori i shtetit të Kalifornisë, Kevin de Leon i paraqiti një yll honorifik si shenjë e njohjes së kontributit të këtij mjeshtri të madh për artin dhe komunitetin armen.

“Jam shumë i nderuar dhe shumë i kënaqur me atë që po ndodh këtu sot. Është i lumtur gjysmë amerikani dhe gjysmë francezi brenda meje. I jam mirënjohës Amerikës për çdoherë që më pret këtu krahëhapur”, u shpreh këngëtari.
 
Ikona e muzikës është sot 92 vjeç. Gjatë karrierës së tij të rrufeshme, këngëtari me origjinë armene ka performuar pa fund në çdo cep të globit, ka shkruar e ka regjistruar mbi 1,200 këngë në tetë gjuhë të ndryshme e ka shitur më shumë se 180 milionë kopje të albumeve të tij.

Aznavour, që njihet ndryshe edhe si “Frank Sinatra francez” konsiderohet si njëri prej kantautorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Top Channel