Panariti propozon amnisti për fermerët debitorë

28/10/2016 00:00

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, do t’i propozojë qeverisë amnisti për fermerët që janë debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. 

Deklaratën e tij, minstri Panariti e bëri gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues subjektesh, fermerë, shoqata kultivuese e prodhuese, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të shlyejnë këstet e fondeve që kanë përfituar nga skemat e financimit të qeverisë.
 
Për ministrin e Bujqësisë, dalja e fermerëve nga kjo situatë do ta lehtësonte dhe pjesëmarrjen për aplikimin në të tjera projekte, nëpërmjet fondit prej 90 milionë eurosh të donatorëve europianë.

Top Channel