Zgjedhjet në SHBA, Trump: Dallimi me Clinton shumë i madh

28/10/2016 00:00

Edhe pse sondazhet e tregojnë pas Hillary Clinton në shumë shtete kyçe, republikani Donald Trump, ka aq shumë besim tek vetja e tij, sa që mendon se zgjedhjet duhet të anulohen dhe ai duhet të shpallet menjëherë fitues. Nga Toledo i Ohios, manjati i pasurive të paluajtshme i cilësoi si të tmerrshme politikat e kundërshtares.

“Kur mendoj për veten time tani, them se duhet të anulojmë zgjedhjet dhe të shpallem automatikisht fitues. Politikat e saj janë shumë të këqija dhe dallimi mes nesh është i madh”.

Komentet e thëna në formën e shakasë, vijnë pas akuzave të përsëritura të Trump lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale.

Biznesmeni i ka quajtur të manipuluara zgjedhjet, duke thënë se media dhe politikanët e bazës po komplotojnë fushatën e tij dhe ka paralajmëruar mbështetësit se presidenca mund t’ju rrëmbehet për shkak të mashtrimit me votat.

Sipas sondazheve të ndryshme, republikani renditet pas rivales së tij në rang kombëtar e gjithashtu në shtete të rëndësishme. Ndërkohë demokratja Clinton të enjten u shfaq për herë të parë në krah të zonjës së parë Michelle Obama, e cila inkurajoi votuesit  në shtetin e Karolinës së Veriut të votojnë përpara 8 nëntorit.

“Nëse Hillari nuk i fiton këto zgjedhje, jemi ne që e pësojmë. Kjo do të ndodhë nëse nuk e mbështesim, nëse nuk votojmë për të”, u shpreh Michelle Obama.

Karolina e Veriut është një prej shteteve të pavendosura që pritet të luajnë një rol vendimtar ne rezultat. Edhe pse sondazhet e paraqesin ne avantazh, Klinton i ka bere thirrje mbështetësve të mos e marrin si të mirëqenë fitoren e saj.

Manjati i pasurive të paluajtshme ka mesatarisht 5.4 pikë më pak se sa ish-sekretarja e shtetit ne sondazhet kombëtare, sipas “Real Clear Politics”.

Top Channel