PD, Boçi: Rama dështoi, shtyu afatin e regjistrimit për studentët

28/10/2016 00:00

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e afatit të regjistrimit për studentët. Kreu i departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi tha se Rama ndryshoi rregullat e lojës.

“Më 20 Tetor me arrogancën e tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 Tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet. Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës. Sot është data 28. Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit. Sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë e tij dhe të Linditës së tij. Mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund”, tha Boçi.

Top Channel