Përplasja Mourinho- Schweinsteiger, United e lë jashtë fotos së sezonit

28/10/2016 00:00

Marrëdhëniet e Bastian Schweinsteiger me Manchester United pas ardhjes në “pushtet” të trajnerit Jose Mourinho duket se sa vijnë e përkeqësohen gjithnjë e më tepër.

Tekniku portugez ka vendosur para fillimit të sezonit që të lërë jashtë ekipit të parë gjermanin, i cili vijon të stërvitet i veçuar nga shokët e skuadrës në Carrington. Madje fituesi i Kupës së Botës tregon se i është kërkuar që të pastrojë sirtarin e tij.
 
Por Schweinsteiger nuk është bërë pjesë e fotos zyrtare të ekipit për sezonin 2016-2017, e realizuar në shtator, por e bërë publike sëfundmi.
 
Pavarësisht vendimit të Murinho për ta lënë jashtë fushe, 32-vjeçari ka një kontratë e cila skadon në verën e 2018-s, nga e cila ai përfiton 130 mijë paund në javë.

Edhe pse ai është shok me shumë prej lojtarëve të skuadrës së parë të Manchester United dhe shpesh ka shprehur mesazhe mbështetje për ekipin, ai nuk ka asnjë shans që të hyjë në fushë, të paktën deri sa të jetë Murinho.

Top Channel