WADA: Në Rio testet antidoping dështuan

28/10/2016 00:00

Agjencia Botërore Antidoping, WADA, ka shokuar botën sportive me raportin e publikuar së fundmi, sipas të cilit gjatë Lojërave Olimpike të Rio de Janeiros pati probleme serioze në testet antidoping.

Në raportin prej 55 faqesh të përpiluar nga Observatorët e pavarur të WADA-s, theksohet se nga 11.470 pjesëmarrës në Lojërat e Rios, nuk u gjendeshin testet antidoping të 4125 sportistëve, ku 1913 merrnin pjesë në disiplina sportive të një rreziku të madh.

Në të njëjtën kohë, në raport theksohej se rreth 100 kampionë nuk përshtateshin me ato të sportistëve për shkak të gabimeve në dhënien e të dhënave.

WADA shtoi gjithashtu se ishte e befasuar që nuk u panë teste antidoping tek skuadrat pjesëmarrëse në turneun e futbollit në Rio.

Një tjetër pikë e vënë në dukje nga agjencia antidoping ishte se organizatorët e Lojërave Olimpike, gjatë aktivitetit kryen 500 teste më pak nga sa ishte parashikuar.

Top Channel