Tirana-Vllaznia zhvendoset në Laç

28/10/2016 00:00

Sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë këtë fundjavë nuk do të luhet në stadiumin e bardhebluve “Selman Stermasi”, por do të zhvendoset në qytetin e Laçit.

Ky është vendimi i marrë nga FSHF në bashkëpunim me klubin e Tiranës për shkak se tapeti i “Selman Stermasit” është duke u riparuar me mbjellje bari shtesë.

Ky tapet është dëmtuar nga ndeshjet e shumta që janë zhvilluar në këtë stadium në një hark kohor të shkurtër, ku kanë luajtur ndeshjet të gjitha ekipet e moshave të Kombëtares, për meshkuj dhe femra.

Për këtë arsye, ndeshja do të luhet ditën e dielë në orën 14:00 në fushën e Laçit.

Top Channel