Fejesa e Mariah Careyt është kthyer në qendrën e vëmendjes mediatike këto ditë pas raporteve se çifti ishte ndarë dhe për një arsye jo fort të zakontë; James Packer ankohej se këngëtarja e famshme shpenzonte shumë. “Nuk po e përballoja dot më”, citohet të ketë thënë biznesmeni australian.

“DailyMail” thotë se unazën me diamant 35 karatësh, Mariah do ta mbajë. Deri tani, as përfaqësuesi i Careyt dhe as ai i Packerit nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë mbi spekullimet që gëlojnë në shtyp.

Megjithatë, show televiziv amerikan Entertainment Tonight pretendon se ka një njoftim ekskluziv nga avokati i Careyt që thotë se çifti po përpiqet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet. 

Megjithatë, për momentin, dy të fejuarit nuk janë të sigurtë nëse duan të qëndrojnë më bashkë. Nuk janë vetëm shpenzimet e çmendura ato që citohen si arsye për fundin e lidhjes së vulosur publikisht në muajin janar.

Sipas disa gazetave rozë, Packer ishte xheloz për kërcimtarin dhe koreografin Bryan Tanaka, ndërsa në muajin shtator ai dhe Mariah kishin pasur një zënkë të tmerrshme gjatë pushimeve në Mikonos të Greqisë.

Top Channel