Doni të jeni trendi? Çorapet e shkurtra janë në modë

28/10/2016 00:00

Çorapet e shkurtra janë në modë këtë sezon vjeshtë-dimër 2016. Tendencat e stinës vendosin në vend të parë çorapet e tilla që mund të vishen me funde, fustane, pantallona treçerkshe apo të shkurtra. Ato shkojnë me çdo lloj këpuce, që nga të ngushtat e deri tek çizmet e shkurtra, e sandalet të larta apo të sheshta. Ja disa këshilla:

Fustane
Një fustan me sandale dhe çorape të shkurtra ju tregon mjaft elegante. Mund të vishni një fustan të thjeshtë të kombinuara me këpucë të hapura apo sandale dhe jepini pak ngjyrë me çorape pambuku me fantazi gjeometrike.

Me fund
Doni një shembull për një veshje shik? Zgjidhni një ‘skirt’ ngjyrë ushtarake, kombinoheni me një golf ngjyrë blu dhe një fund të thjeshtë me pala. Vishni çorape të zeza dhe çizme të zeza të shkurtra.

Pantallona treçerekshe
Mund të visheni ‘casual’ apo ‘rock’. Zgjidhni llojin e pantallonave dhe kombinoheni me një T-shirt, dhe sipër një xhup tip ‘biker’ me lëkurë të zezë. në këmbë çorape të shkurtra transparente dhe këpucë të stilit mashkullor.

FOTO GALERI
1/3
Me fustan

Top Channel