Më 31 tetor, ditën e Hallouinit, kandidatët Donald Trump dhe Hillary Clinton mund t’i gjeni kudo nëpër Nju Jork.  Në fakt jo ata dora vetë, por njerëzit që do të mbajnë veshur maskat e tyre do të jenë të shumtë pasi shitjet kanë shënuar rekord.

Edhe pse është festa e kostumeve të frikshme, Hallouin përfshin gjithçka nga frika deri tek trukimet e argëtimit. Kërkesat për maskat e kandidatëve presidencial kanë qenë të panumërta.

“Më është dashur t’i porosis fabrikës 3 herë maskat e Donald Trump. Mund të them me plotë gojë që është maska më popullore që kam. Nuk e di nëse e pëlqejnë atë apo duan të tallen me figurën e tij”, tha një pronar i një dyqani.
 
Maskat e kandidatëve kushtojnë vetëm 12.99 dollarë. Një anketë tregon se 2 mijë persona do të zgjidhnin të visheshin si Clinton sesa si Trump. Ndërkohë që 32% e amerikanëve, do të visheshin si Trump për t’u tallur me të, në krahasim me 16% të tyre që duan të bëjnë të njëjtën gjë me Clinton.

Pas një viti të mbushur me një fushatë të gjatë të lodhshme dhe shumicën e kohës të mbushur me ofendime, votuesit amerikanë kanë vendosur t’i japin pak ngjyra garës presidenciale.

Top Channel