I famshmi, që nuk di asgjë për famën e tij

27/10/2016 00:00

Një djalë i vogël dhe topolak, ndërsa shkruan në fletoren e tij me një shprehje fytyre serioze, nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të kthehej në një “sensacion” nëpër rrjete sociale.

Ai quhet Jake dhe është nga Afrika e Jugut. Por fotografia e tij, e shkrepur nga kameramani Carlos Cortes në vitin 2015, është kthyer në ato që quhen “foto-meme” tepër të famshme që qarkullojnë nëpër internet.

Shprehia e tij serioze e fytyrës, bashkëngjitur me disa shprehje me sarkazëm, shpërndahen çdo ditë me miliona herë në Facebook, Instagram apo Twitter. Por Jake jeton në një fshat të vogël në Ganën lindore, mijëra kilometra larg famës që ka bërë në botën virtuale, të cilën ai as që ia ka idenë.

Të gjitha “like”-t që ai merr, një ditë u kthyen në fonde. Këtë e arriti kameramani Carlos Cortes dhe personazhi, për të cilin ai po xhironte dokumentarin në Ganë, pikërisht Solomon Adufah. Ata nisën një fushatë për mbledhjen e fondeve në internet për Jake dhe fshatin e tij të varfër.

Për 24 orë, faqja solli rreth 2 mijë dollarë fitime. Nga nisma shpresohet që Jake, së bashku me bashkëmoshatarët e tij të kenë disa të holla mënjanë, qoftë edhe për të paguar arsimimin e tyre, në një vend ku varfëria mbizotëron në çdo cep.

Top Channel