Toni Kroos i pazëvendësueshëm tek madrilenët

27/10/2016 00:00

Toni Kroos është i pazëvendësueshëm për trajnerin e madrilenëve, Zinedin Zidan. Ky i fundit e konsideron mesfushorin gjerman si një element të rëndësishëm të skuadrës së tij, aq sa ai nuk guxoi ta heqë nga formacioni as në ndeshjen e së mërkurës për Kupën e Mbretit ndaj Cultural Leonesa, që luan në kategorinë e tretë spanjolle.

Edhe pse Kroos është lojtari që ka luajtur më shumë minuta me “Los Blancos” këtë sezon ai qlndroi në fushë për 90 minuta në fitoren e djeshme 1-7 ndaj Leonesa.

Ndeshja e së mërkurës mund të ishte një mundësi e mirë për gjermanin që të pushonte, pasi në letër është ndeshja më pak e vështirë e madrilenëve.

“Duhet të luante në atë pozicion, pasi kemi mungesë lojtarësh për atë rol”, ka shpjeguar Zidan pas fitores 7-1 ndaj Leonesa.
“E pyeta nëse donte që ta zëvendësoja në fund të pjesës së parë, por ai këmbënguli që të vijonte të luante, e për mua nuk kishte asnjë problem”, shtoi më tej francezi.

Kroos është aktivizuar në 13 ndeshje në La Liga duke qenë fushë për 1,121 minuta, 88.8% të kohës së mundshme.

Top Channel