De Boer shpreson: Bashkë mund t’ia dalim

27/10/2016 00:00

Fitorja ndaj Torinos i lejon pak frymëmarrje, trajnerit holandez të Interit pas një periudhe të komplikuar.

“Gjithmonë kam pasur besim te skuadra ime”, – shprehet Frank de Boer për Premium Sport -“Kemi shumë cilësi, por duhet të kuptojmë se nëse luajmë të gjithë bashkë i mundim të gjithë. E pamë në ndeshjet ndaj Juventusit dhe Romës, i humbëm, por mund t’i kishim fituar.”

Loja e djeshme ndaj Torinos e ka kënaqur holandezin. “Kundër Torinos pashë një ekip me tepër disiplinë, që krijoi shumë raste dhe lëshoi shumë pak duke dominuar ndeshjen. Pashë tipin e lojës që kërkoj gjithmonë”, u shpreh De Boer që vlerëson se është normale të jetë më i qetë pas fitores ndaj Torinos, e ardhur pas 3 humbjeve radhazi.

Top Channel