E kush e ka mendjen tek fëmija?!

27/10/2016 00:00

Për fëmijët, kryesisht për ata që janë në fillore, spektaklet argëtuese me shokët e klasës janë gjithmonë një diçka që nuk duhen humbur.

I këtij mendimi janë edhe shumica e prindërve, por njeri prej tyre, një baba, ka humbur tërë performacën e fëmijës së tij për të filmuar mësuesen.

Videoja, e cila ka arritur mbi 160 mijë shikime, është filmuar në një shkollë në Rusi ku nxënësit kishin organizuar një spektakël për prindërit e tyre.

Por ndërsa nxënësit filluan të kërcenin nën ritmin e hitit botëror të Psy, “Gangnam Style”, telefoni i këtij babai anon në të majtë dhe fokusohet tek kërcimi i mësueses.

Top Channel