Deputeti milioner emërohet zv.kryeministër i Kosovës

27/10/2016 00:00

Kryeministri Isa Mustafa ka marrë këtë të enjte një vendim për emërimin e biznesmenit Ramiz Kelmendi, në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Deputeti, i cili ka aderuar vetëm pak ditë më parë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi më herët ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konsiderohet si një prej personave më të pasur në Kosovë.

Deputeti nga Peja zotëron disa biznese, ndërtesa dhe automjete luksoze, ndërsa në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, ai rezulton të jetë një biznesmen milioner.

Kelmendi pritet të dorëzojë mandatin e deputetit, për të marrë postin e zv.kryeministrit në Qeveri.

Top Channel