Totozani: Gratë në Shqipëri, ende pabarazi dhe diskriminim

27/10/2016 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi gjatë një workshopi se, pavarësisht përmirësimeve të legjislacionit dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, ende nuk është përmbushur përfaqësimi gjinor jo më pak se 30% për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Gra nga grupet në nevojë si PAK, përfaqësuese të komunitetit rom dhe egjiptian, gratë e ngujuara, etj. janë përballur me pengesa ligjore dhe faktike për të realizuar të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Totozani.

Sipas tij, mungesa e përshtatjes së mjediseve të qendrave të votimit ka sjellë dhe shkeljen e të drejtës për të votuar për PAK.

“Mungesa e dokumenteve të identifikimit dhe regjistrimit ka vështirësuar pjesëmarrjen e grave rome në zgjedhje. Gratë e ngujuara nuk kanë mundur të gëzojnë të drejtën aktive dhe pasive të votimit”, tha avokati.

Top Channel