“Different Trains” në Tiranë

27/10/2016 00:00

Festivali i muzikës “Different Trains” edicionin e tij të pestë e sjell edhe për ketë vjeshtë, nëpërmjet tre mbrëmjeve koncertore. Për të qenë më shumë prezent, për të sjellë më shumë artistë dhe për të krijuar bashkëpunime në një punë që ata e bëjnë në të përditshmen e tyre kudo në botë.

Deri më 31 tetor, festivali do të bëjë bashkë në Universitetin e Arteve emra si Grolee, Prosi, Kamberi, Xhafaj, Kamberi etj.

“Sonte në UA në orën 19:00 do të luhen dy vepra në kuartet me piano, mesa di unë premirë në Shqipëri. Me artistë mjaft të kompletuar si Grolee, Kamberi dhe Kamberi”, shprehet Vlorent Xhafaj, drejtor artistik i “Different Trains”.

Për Vlorentin nuk e kanë aspak e vështirë të bëjnë bashkë artistët pjesëmarrës.

Edhe njëherë festivali ka dëshmuar se është një urë e mirë bashkëpunimi dhe kush më mirë se muzika mund ta bëjë këtë.

“Jam në Belgjikë, në operën e Brukselit. E ndjek shumë jetën kulturore në Shqipëri. Publiku shqiptar për mua është diçka e veçantë”, shprehet violenisti Fasli Kamberi.

Është hera e parë për mua që vij këtu. I jam shumë mirënjohës Vlorentin që më ka ftuar. Po e shijoj shumë qoftë nga ana muzikore, po ashtu edhe për faktin se jam në Tiranë”, shprehet violenisti Firmain Lermer.

Me një repertor të pasur, në të shumtën e herës edhe premierë në Tiranë, “Different Trains”, mbyll kështu këtë fund tetori edicionin e tij të pestë.

Top Channel