Ngrihet Urdhri i Punonjësit Social

27/10/2016 00:00

Nis procesi i regjistrimit në Urdhrin e Punonjësit Social. Të interesuar sidomos ata që ushtrojnë këtë detyrë në administratën shtetërore, por edhe në privat.

“Regjistrimi si antare në Urdhrin e Punonjësit Social e forcon edhe më shumë rolin tonë si punonjës social, pasi është një rol shumë pasi është një rol shumë i rëndësishëm në jetën sociale dhe shërbimet ndaj klientit të kenë cilësinë e duhur. Në këtë mënyrë rritet përgjegjshmëria e të gjithëve”, shprehet Afërdita Mehmeti, punonjëse sociale.

“Më në fund edhe profesioni i punonjësit social ka një Urdhër, siç e kanë edhe profesionet e tjera, të mjekut, farmacistit”, thotë Jona Panavia, punonjëse sociale.

Anëtarësimi në Urdhrin e Punonjësit Social është kusht për të ushtruar profesionin. Kjo do të shoqërohet me një kontratë ku parashikohen detyrat dhe të drejtat mes palëve.

“Ky Urdhër do të rregullojë pikërisht një shërbim më cilësor për çdo punonjës social, i cili do të jetë anëtar i këtij urdhri dhe më pas i licencuar edhe me profesionin e rregulluar edhe sipas legjislacionit në fuqi”, u shpreh Denada Seferi, drejtoresh e përkujdesit shoqëror në MMRS.

Por, për t’u regjistruar në këtë databazë që më vonë do të njohë qytetarët me punonjësit ku duhet të kërkojnë ndihmë kandidati duhet të ketë diplomën e nivelit “Bachelor” dhe “Master” brenda kësaj fushe.

Top Channel