WTA Tour Finals, vjen fitorja e dytë për Kuznetsovën

27/10/2016 00:00

Svetlana Kuznetsova fitoi një tjetër ndeshje të vështirë në Grupin e Bardhë të WTA Tour Finals. Tenistja ruse këtë radhë mundi Karolina Pliskovën 2-1, pas 2 orësh e 17 minutash lojë, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e këtij aktiviteti.

Pliskova e nisi mjaft mirë sfidën, teksa u shfaq superiore ndaj kundërshtares së saj në setin e parë, të cilin e mbylli 6-3. Kuznetsova iu kundërpërgjigj në të dytin, që e fitoi 6-2. Seti final ishte një betejë e vërtetë mes dy tenisteve, me Kuznetsovën që arriti ta fitojë atë me “tiebreak” 7-6.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anjezka Radwanska mundi Garbine Muguruzan me rezultatin 2-0, me spanjollen që e sheh veten të eliminuar nga WTA Tour Finals. Polakja fitoi setin e parë me vështirësi 7-6, ndërkohë që në të dytin u shfaq akoma më mirë, duke e mbyllur atë 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-0.

Top Channel