Zyrtari i OKB-së: Aleppo, turpi i brezit tonë

27/10/2016 00:00

Shefi i ndihmës humanitare të OKB-së Stephen O’brien akuzoi ashpër Këshillin e Sigurimit, Rusinë në veçanti, për dështimin e skajshëm për të ndaluar bombardimin e Aleppo, diçka që ai e cilësoi si turpi i brezit tonë.

Në raportin e tij periodik, O’brien i kërkoi anëtarëve të këshillit që të imagjinojnë për pak minuta sikur janë në një nga bodrumet e Aleoppo-s lindore dhe presin vdekjen që të vijë nga momenti në moment për shkak të bombardimit masiv nga avionët sirianë dhe rusë.

“Ky këshill ka përgjegjësinë që të ndalojë këtë tmerr. Nuk ka dyshime që të gjithë ju e dini shumë mirë çfarë ndodh atje, por pyetja është se çdo të bëni? Nëse ju nuk merrni asnjë masë, nuk do të ketë më sirianë apo Siri për të shpëtuar dhe kjo do të jetë trashëgimia e këtij këshilli, turpi i brezit tonë”, deklaroi O’brien.

Ai shtoi se që prej raportit të fundit më pak se një muaj më parë, 400 njerëz të tjerë u vranë dhe më shumë se 2 000 të tjerë u plagosën në Aleppon lindore. Komentet e O’brien u sulmuan nga ambasadori rus në OKB Vitali Curkin, i cili tha se bilanci i paraqitur nga ai është i padrejtë dhe i pandershëm. Madje, Curkin tha se O’brien këto komente duhet ti lërë për librin që do të shkruajë një ditë.

Ambasadorët e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës u hodhën me shpejtësi në mbështetje të O’brin dhe OKB dhe fajin për viktimat e shumta civile në Aleppo ia faturuan Sirisë dhe Rusisë. Ekspertët thonë se përballja e fundit thelloi edhe më tej ndarjen e këshilli të paralizuar të sigurisë dhe largoi më shumë Rusinë nga agjencitë e OKB-së për ndihëm humanitare dhe të drejtat e njeriut.

Top Channel