Dëmtohet Dybala, Argjentina grumbullon Lavezzin

27/10/2016 00:00

Ezequiel Lavezzi grumbullohet me përfaqësuesen e Argjentinës për ndeshjen ndaj Brazilit për eliminatoret e Botërorit 2018. Dëmtimi muskular i Paulo Dybalës detyroi trajnerin Bauza që të  zgjedhë një zëvendësues, duke preferuar pikërisht Lavezzin, i cili aktualisht luan në Kinë për skuadrën e Hebei.

Një zgjedhje kjo që padyshim do të shtojë polemikat, duke parë se Bauza e ka lënë sërish jashtë Mauro Icardin, autorin e dy golave në fitoren 2-1 të Interit ndaj Torinos.

Për momentin, Argjentina ndodhet në vendin e pestë në Grupin Amerikano-Latin të kualifikuesve për “Rusi 2018” me 16 pikë dhe i duhet të fitojë me çdo kusht në ndeshjen e saj të radhës.

“Po e ndjek Icardin dhe mund të grumbullohet në çdo moment. Po e shihja sfidën Inter-Torino, ku ai shënoi 2 gola”, u shpreh Bauza.

Top Channel