Super raketa ruse, zbulohet arma e re “Satanai 2”

27/10/2016 00:00

Një kompani ruse që projekton raketa zbuloi imazhet e para të një arme të re të arsenalit rus: raketa balistike ndërkontinentale që njihet me nofkën “Satanai 2”.

Raketa me emrin teknik S-28 Sarmat është e aftë të shkatërrojnë sipërfaqe të planetit në përmasat e Francës apo Teksasit. Imazhet e raketës u publikuan nga Byroja e projektimit të raketave Makeyev. Zyrtarë rusë thanë se raketa Sarmat mund të shkatërrojë objektiva që fluturojnë mbi polet e tokës.

Raketa mendohet se ka rreze prej 11 000 km, do të peshojë 100 ton dhe konsiderohet si pasuese e modelit R036 M Voyevoda. Sipas prodhuesit të kësaj arme, qëllimi i saj është ti garantojë forcave ruse mbështetje efektive bërthamore në çdo situatë. Zbulimi i raketës së re nga Rusia është një reagim i qartë ndaj shtimit ët forcave të NATO-s rreth kufijve të saj, pasi aleanca është e shqetësuar për drejtimin ushtarak të Rusisë.

Në fillim të muajit, Rusia lajmëroi se kishte pezulluar marrëveshjen e pakësimit të armëve me SHBA, për shkak të veprimeve amerikane që Moska i ka konsideruar armiqësore. Ndërsa të gjithë shpresojnë që arma e re ruse të mos përdoret kurrë dhe shumë besojnë se nuk do të ndodhë, deri tani, vlera e saj më e madhe është politike dhe tregon se Rusia është ende një superfuqi bërthamore dhe mund të garojë lehtësisht me SHBA në këtë fushë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel