Vlorë, u kapën me hashash dhe një armë zjarri, në pranga dy persona

27/10/2016 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona pasi janë kapur me 24 kilogramë kanabis, si dhe i është gjetur edhe një armë zjarri automatike.

Policia bën të ditur se personat e vënë në pranga janë shtetasit Alfred Vaja, 54 vjeç dhe Ervin Cane 36 vjeç.

Policia ka konstatuar një automjet tip “Fuoristradë” me targë AA 937 IX në zonën e Bunavisë, drejtuesit e të cilës duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë në tentativë për tu larguar, janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, armë zjarri dhe fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ervin Cane, Policia ka konstatuar një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 7 kg (kilogram) e llojit Cannabis Sattiva (në një thes sintetik) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Top Channel