Bushati-Erdogan: Shqipëria, kuadër ligjor të kompletuar për investimet turke

27/10/2016 00:00

Gjatë vizitës së tij në Turqi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, dhe rritja e investimeve turke në Shqipëri kanë qënë në fokus të bisedimeve mes tyre.
 
Ministri Bushati dhe Presidenti Erdo?an evidentuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Presidenti Erdo?an shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon.
 
Ministri Bushati dhe Presidenti Erdo?an diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet më të fundit në vendet respektive dhe situatën në rajon.

Ministri Bushati shprehu interesin e qeverisë shqiptare për vijimin e trendit pozitiv të shtimit të investimeve turke në vendin tonë dhe siguroi se Shqipëria ofron një klimë të sigurt për nxitjen e investimeve turke, nëpërmjet një kuadri ligjor të kompletuar që garanton mbarëvajtjen e tyre.

Top Channel