Çerekfinalet e Kupës së Ligës, “të mëdhatë” shmangin njëra-tjetrën

26/10/2016 00:00

Pasi mposhtën rivalët e Manchester Cityt në raundin e 16-s, “djajtë” e Manchester United do të presin në skuadrën e West Ham në “Old Trafford” në njërën nga sfidat çerekfinale të Kupës së Ligës.

Në sfidën tjetër të skuadrave të Premier Leagues, Arsenal do të luajë ndaj Southampton në “Emirates” pasi të dy skuadrat kaluan në çerekfinale pas mposhtën respektivisht Readingun dhe Sunderlandin.

Ndërsa, skuadra që po kalon në një periudhë jo shumë të mirë në kampionatin elitar anglez, Hull City, do të përballet me liderët e kategorisë së dytë, skuadrën e Newcastle të Rafa Benitez.

Liverpool i Jurgen Klopp është skuadra më me fat pasi do luajë ndaj Leeds në “Anfield”. Kështu trajneri gjerman mund të shpresojë për trofeun e parë me të kuqtë.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 29 dhe 30 nëntor .

Sfidat çerekfinale të Kupës së Ligës
Manchester United – West Ham
Hull – Newcastle
Liverpool – Leeds
Arsenal – Southampton

Top Channel