Kupa e Gjermanisë, Bajern mund Augsburgun

26/10/2016 00:00

Bajerni i Mynihut mundi Augsburgun në Kupën e Gjermanisë me suksesin 3-1 që  bën bavarezët të vazhdojnë të qetë fushatën e tyre për 3 trofe.

Filip Lahm i dha një avantazh të hershëm vendasve në “Alianz Arena” ndërsa Grin çoi Bajernin në pushim me një supremaci komode. Fraksioni i dytë ishte një festival i penalltive të humbura në fillim me Augsburgun e më pas me Bajernin në këmbët e Myler.

Miqtë ngushtuan diferencën me Dongvon, por në kohën shtesë Alaba fiksoi dhe suksesin 3-1.

Top Channel