Kupa e Ligës, eliminohet City dhe Chelsea

26/10/2016 00:00

Manchester United kalon në çerekfinale të Kupës së Ligës pas fitores 1-0 ndaj Cityt në “Old Trafford”. Mourinho i jep fund rezultateve negative, ndërsa Guardiola harron të fitojë prej 6 ndeshjes. “Djajtë” gjithashtu hakmerren edhe për humbjen në kampionat në shtator.

Goli i Juan Matas në pjesën e dytë i dha fitoren skuadrës së “Specialit” duke larguar presionin nga shpatullat e portugezit. Ndryshe nga Mourinho, Pep Guardiola kishte vendosur të pushojë disa prej yjeve të skuadrës, duke bërë që të paguajë edhe faturën në fund.

Edhe West Ham siguroi një biletë për në çerekfinale të EFl Cup pasi mposhti 2-1 Chelsean në “London Stadium”. Cheikhou Kouyate kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11 pasi shfrytëzoi një krosim të Mark Noble për të çuar me kokë topin në rrjetë.

Edimilson Fernandes dyfishoi epërsinë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa gjithçka që mund të bënte skuadra e Contes ishte goli i nderit të cilin e shënoi Gary Cahill.

Ndërsa, Sofiane Boufal ishte heroi për Southampton që shënoi golin e parë për skuadrën që prej transferimit nga Lille në verë dhe t’i sigurojë ekipit një vend në mesin e çerekfinalistëve të Kupës së Ligës.

Top Channel