“Barcelona qesharake”, simulim ne grup dhe vetëm ankesa

26/10/2016 00:00

Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit dënoi Valencian e trajnerit Prandelli për objektet e lëshuara nga tifozët në drejtim të lojtarëve “blaugrana”, por më shumë se sanksionet ndaj vendasve, kanë bërë bujë dhe fjalët e zgjedhura për të etiketuar kampionët.

Mbështetësit në stadiumin “Mesatalla” goditën lojtarët e ekipit katalanas, por në dënimin e federatës, nënvizohet gjithashtu sjellja qesharake e skuadrës mike që simuluan në grup më momentet pas golit, kur ai që u godit ishte vetëm Neymar dhe jo të tjerët.

Disiplina kështu shigjetoi sjelljen aspak sportive të futbollistëve të Barcelonës, edhe pse nënvizoi se asgjë nuk justifikon reagimin e dhunshëm të tifozëve. Sipas federatës, reagimi i ekzagjeruar i futbollistëve “blaugrana” është pa vend, aspak ekzemplar dhe qesharak pasi shishja e hedhur goditi vetëm brazilianin Neymar.

Në shënjestrën e Komisionit rregullator mbi të gjithë ishte Luis Suarez, që ra përtokë sikur të ishte qëlluar me armë zjarri e jo sikur të mos ishte prekur. Federata i thuri elozhe Valencias për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të incidentit duke i kaluar faturën e rëndë të moralit, Barcelonës së akuzuar për simulim.

Top Channel