Doshi: Në 2017 do të jem sërish deputet

26/10/2016 00:00

Deputeti Tom Doshi, i cili këtë vit u përfshi në një sërë konfliktesh politike, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga jeta parlamentare.

“Patjetër që do të jem deputet i ardhshëm. Ju do të më keni prap deputet në 2017”, tha Doshi për gazetarët.

I pyetur nëse do të jetë i pavarur apo pjesë e ndonjë partie politike, Doshi tha se, “kjo nuk ka rëndësi”.

Top Channel