Kombëtarja e 17-vjeçarëve mposhtet nga Italia

26/10/2016 00:00

Kombëtarja e futbollit për moshat deri në 17 vjeç e nisi me një humbje aventurën e saj në fazën kualifikuese për Europianin. Shqipëria u tregua një rival i denjë për Italinë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Ravenas, por pavarësisht lojës së mirë, nuk mori asnjë pikë ndaj të kaltërve.

90 minutëshi në impiantin “Bruno Beneli” u vendos nga një gol brenda zonës i sulmuesit të Interit, Da’vide Merola, një ndeshje të cilën Italia e konsideronte më të vështirën e grupit të katërt. Ndeshja në Ravena u vëzhgua nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, prezent së bashku me trajnerin e njohur italian Arrigo Sacchi.

Formati i Europianit 2017 për këtë moshë, kualifikon për në “Elite Round”, dy skuadrat e para për secilin nga 13 grupet, si dhe 5 ekipet që janë renditur të tretat më të mira. Finalet e turneut kontinental ku shpreson të kualifikohet Shqipëria, do të zhvillohen në Kroaci në maj të vitit që vjen.

Top Channel