Pushimi i “CEZ”, Leskaj: Prokuroria nuk thelloi hetimet

26/10/2016 00:00

Sipas kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, pushimi  i çështjes penale nga prokuroia dhe Gjykata a Lartë ndaj ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri ka ardhur nga hetimet jo të thelluara të saj.

KLSH pati paditur Gjiknurin për dëm të pretenduar prej rreth 480 milionë euro nga marrëveshja mes CEZ dhe qeverisë shqiptare për rikthimin në pronësi të shtetit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Leskaj deklaroi në komisionin hetimor parlamentar për këtë çështje se, nuk ka asnjë dokument në lidhje me negociatat e marrëveshjes dhe mënyrën sesi dolën detyrimet e palëve.

Leskaj pranon se Shqipëria mund ta zgjidhte në dy mënyra rimarrjen në pronësi të Operatorit të Shpërndarjes, arbitrazhin ose marrëveshjen me mirëkuptm. Por kjo e fundit, sipas tij, është bërë në dizfavor të interesave të shtetit shqiptar.

Top Channel