Rama: Në shëndetësi, autonomi spitalore dhe partneritet publik-privat

26/10/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e kësaj të mërkure në ceremoninë e përurimit të një spitali privat, ku ka publikuar projektin e qeverisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.

“Atë që bëmë në arsim duam të bëjmë edhe në shëndetësi, ku është e domosdoshme që konkurrenca të garantohet përmes një procedure të unifikuar, të akreditimit, të rivlerësimit dhe këmbimit të informacionit shëndetësor, përmes një strukture të unifikuar pavarësisht se spitali është publik apo privat”, ka thënë Rama.

Sipas tij, hapi i duhur për këtë është autonomia spitalore në sistemin shëndetësor publik, “si e vetmja kurë intensive për t’i kthyer spitalet shtetërore në ndërmarrje dhe në vendimmarrje, si dhe me një menaxhim të pavarur nga Ministria e Shëndetësisë”.

“Ne do vazhdojmë t’i shtrijmë dorën sektorit privat, për të ndërtuar infrastrukturën, por dhe shërbimet bazë të spitalit dhe besojmë se strukturat private kanë potencialin të kthehen në struktura partnere”, ka shtuar Rama.

Top Channel