“Adria Wealth”, Projekti kulturor në Fier do vijojë edhe për 7 vite

26/10/2016 00:00

Projekti kulturor i financuar nga Bashkimi Europian, “Adria Wealth”, do të vazhdojë edhe për 7 vjet të tjerë në qytetin e Fierit.

Vendimi u prezantua në një konferencë ku u radhitën edhe aktivitetet kulturore që janë organizuar në qytetin e Fierit, nga muaji korrik deri në tetor.

“Ka qenë një arenë e jashtëzakonshme. Ka ofruar vepra nga të gjitha gjinitë, nga opera, te teatri apo filmi, ekspozita të ndryshme të artit fotografik, etj.”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i projektit Agron Xoxa.

Në kuadër të “Adria Wealth” në Fier u hap edhe klasa e baletit pranë shkollës artistike Jakov Xoxa.

Ndërkohë Festivali i teatrit u zhvendos edhe në vende si Italia dhe Greqia duke synuar shkëmbim eksperience dhe kulture mes vendeve që shtrihen buzë Adriatikut.

Nëpërmjet shfaqjeve artistike, organizimeve në objekte të trashëgimisë kulturore dhe shkëmbimit të përvojave me vendet partnere, “Adria Wealth” synon mbështetjen e ekonomisë lokale me zhvillimin e turizmit.

Top Channel