“Drag Queen”-et ishin veshur për të lënë mbresë në garën e 30 të përvitshme të takave të larta në Washington DC. Një paradë parapriu shfaqjen ndërsa kostumet e përdorura ishin nga më të larmishmet. Nga “Star Trek”-u te Britney Spears, sirenat dhe kandidatët presidencialë, ajo ishte një mpleksje mode dhe qesendie bashkë.

“Gara e takave të larta është padyshim një ngjarje LGBT-je, por ka edhe shumë aleatë të rregullt që vijnë nga publiku në mbështetje të këtij komuniteti. Ky lloj vlerësimi është i rëndësishëm për ne. Duket sikur kështu feston i gjithë qyteti”, tha “Drag Queen” “Helen Heels”.

Spektatore si Sapna Nichani pajtohen plotësisht.

“Kjo e sotmja ishte e jashtëzakonshme. Është hera e parë që vij në një garë të ‘Drag Queen’ dhe pashë veshje nga më të shumëllojshmet. Krijimtaria ishte në maksimum. Kishte dhe nga ata që imitonin Hillary Clinton e Donald Trump. Ishte fantastike të shikoje sa mirë merreshin vesh njerëzit me njëri-tjetrin në një kohë zgjedhjesh kaq stresuese”, tha Sapna Nichani.

Dallimi i këndvështrimeve politike doli në pah dhe këtu, por ato u harruan kur erdhi fjala te detyra e gjithsecilit në momentin e rënies së bilbilit: vija e “finish”-it në garën e takave.

Top Channel