Hamilton nuk ka ndërmend të dorëzohet

26/10/2016 00:00

Diferenca prej 26 pikësh mes dy pilotëve të Merdeces që luftojnë për titullin e kampionit të botës është relativisht shumë e madhe, por Hamilton nuk ka ndërmend që të dorëzohet, kur në garë janë ende edhe 75 pikë.

“Ishte bukur të kthehesh te suksesi pas disa fundjavësh të vështira dhe më në fund u arrit fitorja numër 50. Kam qenë shumë i përqendruar, duke mos parë nga e shkuara, por punova fort duke e ditur që në fund rezultati do të vinte”, deklaroi Hamilton në prag të garës së Meksikës.

“Momenti kur dorëzohesh është ai momenti kur humbet: nuk jam dorëzuar kurrë dhe nuk kam ndërmend që ta bëj tani. Janë ende shumë pikë në lojë dhe gjithçka është e mundur. Tani e ka radhën Meksika, një pistë në lartësi të mëdha dhe e rreshqitshme: do të jetë një garë me shumë energji. Mezi pres të garoj”, deklaroi britaniku që nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë titullin e kampionit.

Top Channel