Galaxy S8, ja çfarë mund ta shpëtojë Samsung

26/10/2016 00:00

Sipas aludimeve më të fundit gjenerata e ardhshme e Samsung Galaxy do të ketë një ekran 5,5 inch ultra hd, por nuk do të ketë butonin kryesor “Home”.

Produkti i ri, shpresohet nga kompania, do të jetë në gjendje që të riparojë dëmet e shumta që i janë shkaktuar firmës nga Galaxy Note 7, si imazhin edhe gjendjen ekonomike.

Samsung pritet që të bëjë publik Galaxy S8 në Kongresin Botëror të Celularëve në muajin shkurt 2017, pritshmëritë janë se ky celular do të jetë i pari që do të përdorë edhe një teknologji më të avancuar të procesorit që do të sjellë rritje të eficencës dhe performacës dhe ulje të konsumit të baterisë.

Nga të dhënat e para që dalin nga kompania do të ketë një revolucion në procesor, pasi Samsung ka bërë të ditur se ka filluar prodhimin në masë të gjysmëkondutorëve duke përdorur një teknologji revolucionare me 10-nanometër duke futur më tepër komponentë në një çip.

Çipi i ri lejon që efiçenca të rritet me 30 %, performanca do të jetë 27% më e madhe dhe konsumi i baterisë do të jetë 40% më i ulët.

Top Channel