Itali, 47-vjeçari vret të dashurin e gruas, 5 vjet pas divorcit

26/10/2016 00:00

Për 5 vite pas divorcit me ish-bashkëshorten, 47-vjeçari Antonio Acampora evitonte kalimin pranë banesës ku kishte jetuar për disa vite për të evituar ndonjë takim me dashurinë e tij të vjetër.

Por dje në mëngjes rreth orës 09:30 ai ka kaluar pikërisht nga lagjja e tij e vjetër në San Lazzaro dhe me makinën e tij “Volkswagen Polo”  ka shtypur 58-vjeçarin Gennaro Medaglia, i supozuar si i dashuri i ish-gruas së 47-vjeçarit.

“Mund të ketë qenë një shkëndijë e çmendur xhelozie që e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt”, shprehen burime të policisë italiane për mediat fqinje, ndërsa kanë ngritur ndaj tij akuzat për vrasje.

Ndërkohë që të afërm të 47-vjeçarit Antonio Acampora kanë mohuar që kjo ngjarje të ketë pasur motive xhelozie.  “Antonio kishte ndërtuar një jetë të re, kanë kaluar 5 vite nga divorci dhe nuk mendonte më për martesën e ndërprerë”, shprehet një i afërm i autorit të ngjarjes.

Top Channel