E kapin duke vjedhur, hajduti vret veten – VIDEO

25/10/2016 00:00

Pamje shokuese janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Nizhnekamsk të Tatarstanit, një rajon në lindje të Rusisë.

Në video dallohet një i ri që është ndaluar nga policia, pasi u kap nga stafi i supermarketit duke vjedhur dy shishe vodka.

Hajduti, dukshëm në gjendje të alarmuar, në vend që të dorëzohet për vjedhjen, kërcënon policët se do të vrasë veten me anë të një thike.

Në momentin që një prej efektivëve tenton ta neutralizojë, ai godet me thikë veten dhe rrëzohet në tokë. Ndihma e shpejtë nuk vonon të vijë, por për të riun është tepër vonë.

Top Channel