Tmerruese, miu bëhet pre i merimangës gjigante – VIDEO

25/10/2016 00:00

Është mëse e zakonshme që insekte të ndryshme të bien pre e rrjetës së merimangës e të bëhen më pas darka e kësaj të fundit, por që edhe një mi të kishte të njëjtin fund, pak kush e kishte menduar.

Pamjet e filmuara brenda një banese në Australi, ku dallohet një merimangë e madhe që po çon për në “strofullën” e saj një mi, kanë bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale.

Videoja është filmuar nga Jason Womal, në banesën e fqinjit të tij. “Ishte ora 00:30, kur fqinji më thërret dhe më thotë nëse do të doja të shikoja diçka vërtetë rrëqethëse”, deklaron ai.

Top Channel