“Rusi 2018”, shtrohet fusha e parë e “Zenit Arena” për botërorin

25/10/2016 00:00

Manovrat inxhinierike vërtet impresionuese të shtrimit të tapetit në “Zenit Arena” të Shën Pjetërburgut, shenjuan edhe shtrimin e parë të fushës për Botërorin e futbollit të vitit 2018. Kur duhen edhe dy vite nga nisja e turneut, që mbledh kombëtaret më të mira të globit, në qytetin rus u deshën pak orë që bari i ri të zinte vend dhe të ishte gati për t’u testuar.

“Normalisht duhen vetëm 40 minuta për të shtruar fushën me këtë sistem brenda stadiumit. Do të duhet po kaq kohë që të hapet apo të mbyllet çatia e impiantit të Shën Pjetërburgut. Aktualisht jemi larg këtyre kohëve, por po testojmë të gjitha sistemet dhe do të jemi gati për botërorin”, tha zëvendësguvernatori Igor Albin.

Rusia është kritikuar shumë për mënyrën e fitimit të kandidaturës, së bashku me Katarin, por premton të habisë me turneun e vitit 2018. “Zenit Arena” do të presë 7 ndeshje të botërorit, duke përfshirë dhe një prej gjysmëfinaleve. Botërori 2018 do të zhvillohet në 12 stadiume në Rusi, nga data 14 qershor deri më 15 korrik të vitit 2018.

Top Channel