“Vetting”-u, SHBA-ja dhe BE-ja respektojnë autoritetin e Kushtetueses

25/10/2016 19:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Bashkimi Europian kanë reaguar për pezullimin e ligjit të “Vetting”-ut nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se e respektojnë autoritetin e saj e duke shtuar se presin që Kushtetuesja t’ia referojë këtë ligj sa më shpejt Komisionit të Venecias.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e “Vetting”-ut dhe pezulluar zbatimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit”, lexohet në deklaratën e Ambasadës Amerikane dhe BE-së.

Top Channel