“Brangelina”, një arsye më shumë për t’u ndarë

25/10/2016 00:00

Për arsyen e ndarjes së tyre flitet shumë, por mesa duket Angeline Jolie dhe Brad Pitt paskan pasur edhe një shkak më tepër, që i ka çuar drejt mosmarrëveshjeve.

Në kohën kur “showbizz”-i ka ngelur pak bosh dhe asnjë lajm nuk po vjen as nga vet Angeline e as nga Brad mbi këtë çështje të bujshme, mediat flasin se aktori është një mbështetës i Donald Trump, ndërsa ajo që shumë shpejt do të quhet zyrtarisht ish-gruaja e tij, Jolie preferon të qeveriset nga Hillary Clinton.

Pitt në vazhdimësi është shprehur se i ka ardhur në majë të hundës mënyra sesi demokratët kanë “luajtur” me paratë e tyre. Ndërsa Angeline Jolie, përveçse një aktiviste që trumpeton se femrat duhet të kenë më shumë karrige pushteti nëpër botë, ka edhe lidhje gjaku me zonjën Clinton.

Edhe pse pak të largëta, pema familjare tregon se ato janë kushërira të nënta. Ndërsa kur është pyetur për Donald Trump, mamaja e 6 fëmijëve është shprehur se Amerika është ndërtuar nga njerëz që vijne nga anembanë bota, të cilëve u është respektuar liria.

Donald Trumpin, ajo e ka cilësuar si një njeri që i minon këto themele të shoqërisë amerikane. Ditët e fundit, Brad dhe Angelina përveçse kanë ndarë edhe nofkën e famshme “Brangelina”, po ndajnë edhe pasurinë.

Biznesi i verës së tyre franceze, që ka një fitim vjetor prej 60 milionë dollarësh, ka shkuar drejt gjyqit. Të njëjtin fat me verën presin të kenë edhe të gjitha ato prona, që deri dje kanë bashkuar atë që ishte çifti më i famshëm i “Hollywood”-it.

Top Channel