Rruga më e rrezikshme për në shkollë

25/10/2016 00:00

Pas disa vitesh të mundimshme rrugës për në shkollë përmes malit, duke vënë në rrezik edhe jetët e tyre, për fëmijët e një fshati në Kinë më në fund po ndërtohet një shkallare që do ua bëjë rrugëtimin më pak të rrezikshëm.

Në muajin maj fotot e fëmijëve, më të vegjlit 6 vjeç, treguan se si ata vinin në rrezik jetët e tyre për të shkuar në shkollë, duke përdorur një shkallare druri, e cila mund të thyej në çdo moment.

Pas publikimit të këtyre fotove, të cilat bënë xhiron e botës, qeveria kineze lëvroi fondin 120 mijë paund për të ndërtuar një shkallare prej hekuri.

Por pavarësisht shkallares së re, ky rrugëtim vijon të cilësohet si rruga më e rrezikshme për në shkollë, pasi serish nuk garantohet jeta e fëmijëve të cilët shoqërohen gjithmonë nga tre prindër, duke përshkruar me mjaft vështirësi si në zbritje dhe ngjitje çdo ditë 1600 metra.

Fshati ku jetojnë fëmijët ndodhet në prefekturën autonome të të Zhaojue County në provincën e Sichuan, e cila ndodhet në majë të malit 800 metra të lartë, ndërsa shkolla ndodhet në fund të këtij mali.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel