Kurbin, asgjësohen rreth 1.5 ton kanabis; 6 të arrestuar

25/10/2016 00:00

Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë të vjetër në Mamurras, në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani dhe që ishte marrë me qira nga shtetasi L.M. u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1450 kg kanabis sativa në proces përpunimi dhe tharjeje.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pushkë, 1granatë dore, 1 automatik, fishekë, ventilatorë për përpunim droge, dylbi, kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike.

Janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 6 shtetas, të gjithë banues në Mamurras:

– Gentian Pepmarku, 20 vjeç
 
– Artan Sallaku, 35 vjeç

– Kejvin Tuga, 18 vjeç

– Edmir Diva, 28 vjeç

– Osman Morina , 67 vjeç

– Gjelosh Vuksani , 53 vjeç

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.M. 34 vjeç, banues në Mamurras.

Top Channel