150 policë në Pult të Shkodrës, asgjësohen 6555 bimë kanabis

25/10/2016 00:00

150 efektivë policie janë bërë pjesë e operacionit anti-kanabis në Pult të Shkodrës, ku në zona të ndryshme u identifikuan 6555 bimë narkotike, kanabis, e cila u asgjësua.

Si rezultat i veprimeve të kryera, në vendin e quajtur “Fra i Madh”, u arrit që të identifikohen 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike ku u gjet edhe bima narkotike e asgjësuar.

Pjesë e këtij operacioni përveç policisë së Shkodrës janë bërë pjesë edhe efektivë të FNSH-së Tiranë dhe Shkodër.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 Kodit Penal.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel