Himalaje, Rozov vendos rekord fluturimi nga 7.700 metra lartësi

25/10/2016 00:00

Për 3 vite me radhë, Valery Rozov ëndërrontë të realizonte një fluturim në Himalaje, nga mali Cho Oyu, maja e gjashtë më e lartë në botë.

Në 21 ditët e fundit, kërcyesi rus u stërvit jashtë mase për të realizuar një fluturim prej 7.700 metrash, duke zbritur në tokë për një hark kohor prej 90 sekondash, duke vendosur edhe dy rekorde: njëri prej të cilëve ishte pikërisht ai i lartësisë së fluturimit.

Rekordi i mëparshëm i kësaj disipline, edhe pse i paratifikuar, ishte prej 7.220 metrash, që mbahej nga vet Rozov, i cili e kishte vendosur në vitin 2013, nga maja Chngtse në Everest. Kushtet ishin të tilla që mund të rrezikonin jo pak aspiratat e rusit në objektivin e tij.

Fillimisht, tentativa e tij u pezullua për shkak të reshjeve të dendura të borës. Rozov u detyrua të priste një javë për të tentuar sërish hedhjen e tij, që u realizua me sukses, me rusin që bëri një zbritje perfekte në zonën e akullt të Himalajeve.

Top Channel